Svjetlost

Kompania Chromos Svjetlost gjendet në Lužani, vend në afërsi të qytetit Slavonski Brod, Kroaci.

Tradita në prodhimin e ngjyrave e vjetër afër 100 vite dhe lokacioni ideal, e cila na mundëson ndërlidhje natyrale në komunikim, si dhe infrastruktura mirë e zhvilluar rrugore dhe hekurudhore, përbëjnë bazë të fortë për punë dhe zhvillim të kompanisë tonë.

Rritje të rëndësishme biznesi kemi vazhdimisht që nga mesi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Kualiteti i pakrahasueshem i lartë i produkteve tona dhe rrjeti i mirë i shitjes na kanë mundësuar që të bëhemi lider në prodhimin e ngjyrave dhe llaqeve në Kroaci.

Puna sistematike në mirëmbajtjen dhe avancimin e këtyre dy segmenteve të biznesit mundësojnë që nga viti në vit të arrrijmë rezultate gjithnjë e më të mira. Me sistemin e nuancimit elektronik kemi zhvilluar kualitetin me të cilin konkurojmë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.

Investimet e mëdha në produktet e reja dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese, kanë rezultuar me një numër të madh të produkteve të reja me të cilët jemi të gatshëm të konkurojmë edhe me prodhuesit më të mëdhenj të huaj të ngjyrave dhe llaqeve në tregun tonë.

Kualiteti i produkteve tona është i njohur edhe në tregjet e jashtme me kërkesa të larta, si rrjedhojë e kësaj regjistrojmë rezultate domethënëse edhe në sferën e eksporteve. Kuadri profesional dhe qendra zhvillimore e nivelit të lartë na bëjnë që ardhmërinë ta shikojmë në siguri të plotë.

Me hyrjen në Unionin Europian – EU,me sukses të madh kemi zgjeruar tregun në shtetet anëtare.

Si të na kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje ose ide që dëshironi të ndani me ne, na dërgoni një mesazh direkt. Për ndonjë gjë më specifike, ju lutemi përdorni një nga adresat e listuara më poshtë.

Lokacioni

Veternik, 10000 Prishtinë
Shiko në hartë

Mob

+383 49 102 310
+383 49 872 850

Email

info@majanca.com

Dëshironi të bashkpunoni me ne ?

Ju lutem na shkruani duke u bere bashkpuntori i yni ne kontakt formen e meposhtme